Mashtrimi - Si u njoh Milena Deraj me familjen Verracaku/ Për t'u zgjidhur 'hallin' kontaktoi me ish-prokurorin Ndoj

Mashtrimi - Si u njoh Milena Deraj me familjen Verracaku/ Për t'u zgjidhur 'hallin' kontaktoi me ish-prokurorin Ndoj

13:51, 26/05/2023
A+ Aa A-

Dosja.al ka mbledhur të gjitha momentet nga dosja me detaje që tregojnë sesi Milena Deraj u njoh me familjen nga Shkodra, miqësinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj, të cilit disa vite më parë iu bë atentat dhe me drejtorin e Burgjeve, Admir Arbrija. Lidhjen mes tyre e ka bërë mikesha e saj, Elira Shyti (e cila gjithashtu ishte mashtruar nga mikesha e saj e ngushtë, për të cilën edhe kishte bërë kallëzimin në Polici).

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë të mashtrimit të Milena Derajt, punonjëse e Kuvendit, e cila akuzohet se ka zhvatur më shumë se 500 mijë euro familjes Verracaku (në tekst do e shihni si Ferracaku) për t'i shmangur dënimin përjetë 2 djemve të familjes së tyre. E gjitha ka nisur kështu; fillimisht familja Verracaku dha paratë për të ndihmuar në gjyq, por me të parë që nuk ishte bërë asgjë, kërkuan paratë e tyre mbrapsht. E ndjerë e kërcënuar, ajo shkoi t'i kallëzonte në Policinë e Shtetit, por pa e ditur që kishte nisur një hetim për të. 

Dosja.al ka mbledhur të gjitha momentet nga dosja me detaje që tregojnë sesi Milena Deraj u njoh me familjen nga Shkodra, miqësinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj, të cilit disa vite më parë iu bë atentat dhe me drejtorin e Burgjeve, Admir Arbrija. Lidhjen mes tyre e ka bërë mikesha e saj, Elira Shyti (e cila gjithashtu ishte mashtruar nga mikesha e saj e ngushtë, për të cilën edhe kishte bërë kallëzimin në Polici).

"Është paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe ka bërë kallëzim shtetasja Milena Deraj e cila ka deklaruar se ka disa vite që njihet me ish prokurorin Arjan Ndoj, sot ai është avokat të cilin ja ka prezantuar një mik i saj Admir Arbrija. Duke ditur që ajo ka shumë miqësi me Av. Arjan Ndojn, një shoqe e saj e quajtur Elira Shyti e cila disponon numrin e telefonit 0675656262 me të cilën rrijnë së bashku, rreth fundit të vitit 2021, në rrugën Unaza e Re pranë “Astir”, kanë shkuar të dyja së bashku dhe kanë takuar një shoqen e Elires e quajtur Aferdita Ferracaku e cila disponon numrin e telefonit 069*******, e cila aty ka një shkollë kurse profesionale me logon“Aferdit Academy” në ambjentet e zyrës së saj dhe aty Elira e ka prezantuar me shoqen e saj dhe më pas në bisedë e sipër Aferdita i ka thënë që të bisedonte me një avokat të cilin mund ta merrte përsipër një çeshtje që kishin disa të aferm të saj në Shkoder, lidhur me një çështje që janë në hetim e sipër nga Prokuroria e Shkodrës për disa persona që akuzohen për vrasje dhe konkretisht për shtetasit Hasan Ferracaku, Abedin Hasan Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre të cilit nuk ja kujton emrin. Në këtë moment ajo i üshtë drejtuar shoqes së saj Elires që kütë problem do ta bisedonte me Arjanin dhe nëse ai e meme përsipër Arjan Ndoja ( avokati),do të flisnin. Ndersa Aferdita i ka thënë se për këtë çështje do të vije personalisht njeri nga kusherinjtë e saj që ta takojë. Pas këtij takimi rreth një javë më pas ka shkuar me Elirën perseri tek zyra e 'Aferdites që ndodhet në qëndren e kurseve profesionale që ajo administron, kur kanë mbërritur në zyrë e Aferdites aty kanë gjetur shtetasin Abedin Ferracaku i cili po i priste. Në momentin që anë shkuar dhe janë takuar me Abedinin në zyrën e Aferditës, ku Aferdita i ka prezantuar dhe më pas Aferdita ka dalë nga zyra. duke e lënë me Eliren dhe Abedïn në zyren e saj, gjithashtu i ka thënë se punon në Bankën e Shqiperisë,"-thuhet në dosje. 

Biseda ka vijuar edhe më tej. Abedini i ka treguar rrethanat e ngjarjes të prangosjes së familjarëvetë tij dhe i ka kërkuar ndihmë. Milena i ka dëgjuar dhe i ka premtuar se pasi ta bisedojë me një avokat të njohur do i kthente përgjigje. Avokati shumë i njohur ishte Arjan Ndoj, prokuror dikur me profesion, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati disa vite më parë teksa lëvizte bashkë me Rrumin e Shijakut, Muharrem (Aleksandër) Laho. Më pas, pasi i ka prezantuar dosjen avokatit, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos dënohen, por se e vetmja gjë që do të bënte punë për ta ishte shmangia e dënimit të përjetshëm. Për të mbrojtur të akuzuarit: Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre, Arjan Ndoj kërkoi 340.000 (treqind e dyzet mijë) euro.

"Pas kësaj bisede me sa i kujtohet pas rreth një jave është takuar me Arjan Ndojin, në një lokal tek Liqeni, në Tiranë dhe aty ka biseduar problemin dhe çështjen që kishin Abedin Ferracaku me familjaret e tij. Ndërsa Av. Arjan Ndoi i t'jase do ta shikonte personalisht këtë dosje dhe pastaj do ti kthente një përgjigje të saktë, ndersa pas një muaji më vonë është takuar përseri me Arjanin dhe aty kanë biseduar rreth kësaj çështjes që kishte familja Ferracaku, për të cilën i kishte kërkuar që ti gjente një avokat të mirë, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos denohet por me këto prova që janë do të kërkonte gjykim të shkurtuar me qellim për ti lehtesuar dhe shmangur nga denimi i përjetshem, gjithmonë nëse na e pranon gyjykata dukë i thënë se për ti mbrojtur këta katër shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre duhen 340.000 (treqind e dyzet mijë)euro, i ka thënë Arjanit që këtë do ti thoshte Abedin Ferracakut dhe më pas do të kthente përgjigje. Në bisede e sipër, Abedini i ka treguar rrethanat e një ngjarje që ju kishte ndodhur në zonën e plazliiit Velipójë të Shkodres, duke i thënë se për këtë vrasje babai është në burg ndersa tre të tjerët janë në kërkim për të njëjten çështje dhe dosje, me pas Abedini i ka kërkuar ti gjente një avokat që ta mbronte gjatë gjykimit me qellim që të mermin një masë më të lëhtë. Unë i ësht'ë përgjigjur se do ta bisedonte me një avokat por pa i pürmendur asnjë emer avokati dhe do të kthej përgjigje sa më shpejt. Pas kësaj bisede me sa i kujtohet pas rreth një jave është takuar me Arjan Ndojin, në një lokal tek Liqeni, në Tiranë dhe aty ka biseduar problemin dhe çështjen që kishin Abedin Ferracaku me familjaret e tij. Ndërsa Av. Arjan Ndoi i tlia se do ta shikonte personalisht këtë dosje dhe pastaj do ti kthente një përgjigje të saktë, ndersa pas një muaji më vonë është takuar përseri me Arjanin dhe aty kanë biseduar rreth kësaj çështjes që kishte familja Ferracaku, për të cilën i kishte kërkuar që ti gjente një avokat të mirë, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos denohet por me këto prova që janë do të kërkonte gjykim të shkurtuar me qellim për ti lehtesuar dhe shmangur nga denimi i përjetshem, gjithmonë nëse na e pranon gyjykata dukë i thënë se për ti mbrojtur këta katër shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre duhen 340.000 (treqind e dyzet mijë)euro, i ka thënë Arjanit që këtë do ti thoshte Abedin Ferracakut dhe më pas do të kthente përgjigje,"-shtoi ai ndër të tjera. 

Pasi ka bërë takimin me Arjanin, Milena Deraj ka shkuar për të takuar Afërdita Verracaku dhe kjo më pas ka "çuar fjalë" në familjen e saj për të rënë në ujdi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco