Reshjet e shiut paralizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve në Lezhë, bllokohen rrugët në disa lagje

16:52, 25/05/2023
A+ Aa A-

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Lezhë. Si pasojë e reshjeve në disa lagje të qytetit janë bllokuar rrugët, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë më problematike situata është paraqitur në bulevardin “Gjergj Fishta” si edhe në bllokun e banimit “11 janari”.

Rritja e nivelit të ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve, ndërsa kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco