EMRI/ ‘Shiste armë për 50 mijë lekë’, arrestohet polici në Skrapar pas denoncimit të gazetares

EMRI/ ‘Shiste armë për 50 mijë lekë’, arrestohet polici në Skrapar pas denoncimit të gazetares

12:45, 25/05/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar

Sipas burimeve për SYRI-n, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Dritan Nano, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco