Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U arrestua bashkë me Laert Haxhiun/ Kush është i riu 22-vjeçar, vjet plagosi djalin e biznesmenit në Volorekë

U arrestua bashkë me Laert Haxhiun/ Kush është i riu 22-vjeçar, vjet plagosi djalin e biznesmenit në Volorekë

19:21, 24/05/2023
A+ Aa A-

Firdeus Berberi, i riu që u arrestua nga policia greke bashkë me Laert Haxhiun ishte shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në prill të vitit të kaluar ndaj Johan Muçllarit.

Për atentatin ndaj Muçlllarit në hotelin në pronësi të tij në Volorekë, u vunë në pranga 5 persona ndërkohë që 22-vjeçari bashkë me një tjetër person u shpallën në kërkim.

Muçllari asokohe tha para policisë se u qëllua nga dy persona.

Ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotelit në pronësi të Muçllarit.

Pas arrestimit nga autoritetet greke, policia e shtetit bën me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Berberit drejt Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco