Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje, në pranga bashkë me Laert Haxhiun edhe një 22-vjeçar

EMRI/ I shpallur në kërkim për plagosje, në pranga bashkë me Laert Haxhiun edhe një 22-vjeçar

19:08, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar që kishte qenë i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë greke.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai shoqërohej me Leart Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, i cili u arretua gjatë ditës së djeshme, po në Greqi.

I riu i arrestuar në Greqi është Firdeus Berberi, i cili ishte dënuar me gurg në mungesë nga Gjykata e Pogradecit, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje.

Policia e Shtetit:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco