Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

SYRI TV/ Zagoria turistike, por pa turistë! - Rruga e degraduar privon zhvillimin

15:46, 29/04/2024
A+ Aa A-

Janë të paktën 30 monumente natyre, një potencial i madh turistik në Zagori, por rruga krejtësisht e degraduar, bën që vizitorët të mos shijojnë bukuritë e kësaj krahine. Banorët e mbetur ende në fshat, thonë se u duhet 3 orë për të shkuar deri në Gjirokastër, ndërsa akuzojnë pushtetin lokal se i ka harruar.

Syri tv

Pliçani dhe krahina e Zagorisë në Gjirokastrës, janë dy zona me potencial turistik,  ku intersi i vizitorëve nuk është i pakët.

Në këtë zonë, janë të paktën 30 monumente natyre që përbëjnë një potencial të çmuar për turistët. Por, për fat të keq, zhvillimi i kësaj zone është privuar nga infrastruktura rrugore, e cila është e degraduar.

Për banorët, politika ka dhënë vetëm premtime boshe, ndërsa rruga ka rrënuar jo vetëm turizmin por edhe jetën e përditshme në këtë zonë.

Rreth 40 km rrugë që duhen për të shkuar në këtë zonë nga Gjirokastra, kërkojnë minimalisht 3 orë udhëtimi me mjete të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco