‘Vranë në bashkëpunim të miturin në Gramsh’/ 4 të arrestuarit dënohen me 48.6 vite burg

‘Vranë në bashkëpunim të miturin në Gramsh’/ 4 të arrestuarit dënohen me 48.6 vite burg

17:18, 29/04/2024
A+ Aa A-

Ka përfunduar seanca gjyqësore për të 4 të miturit në Gramsh, të cilët akuzohen për vrasjen e 15 vjeçarit, Fatjon Bici, ku për secilin është përcaktuar arrest me burg.

Ndaj të miturve rëndon vepra penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh.

Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite  burg dhe  me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënuar për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të v uajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykatsa me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco