FOTO+EMRI/ Vrasja e Arjan Gosës, shoqërohet edhe shoku i Habib Rexhës

FOTO+EMRI/ Vrasja e Arjan Gosës, shoqërohet edhe shoku i Habib Rexhës

21:54, 23/05/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me hetimin për vrasjen e Arjan Gosës në Kavajë, ngjarje e ndodhur të dielën në mbrëmje.

Pas vetëdorëzimit të Habib Rexhës gjatë pasdites së sotme, policia mësohet se ka shoqëruar edhe një person tjetër në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë së Habib Rexhës, ky i fundit ka qenë me një shokun e tij pak para se të ndodhte ngjarja dhe me të është larguar nga Kavaja.

Bëhet fjalë për të riun Ervis Kurti, i cili është shoqëruar gjatë mbrëmjen nga ana e Policisë së Kavajës.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shoqërimin e tij, përveç faktit se policia e cilëson si përkrahës të Habib Rexhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco