Pse Rexha e qëlloi Gosën në sy të të atit? Gazetarja: Hakmarrje për djalin 3-vjeçar të vëllait, pa vrasjen e babait!

20:40, 23/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e Syri TV Bleona Sari ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Kavajë ku mbeti i vrarë 49-vjeçari Arjan Gosa.

E ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon, Sari është shprehur se Habib Rexha është hakmarrë për vëllain e tij Altinin, i cili mbeti i vdekur në ngjarjen e një muaji më parë në Kavajë nga një goditje me thikë nga vëllai i Arjan Gosës, Armandi, ngjarje e cila ndodhi në sy të djalit të vëllait tij 3 vjeç i cili ka parë skenën e krimit.

Në këtë ngjarje humbën jetën si Altin Rexha ashtu edhe Armand Gosa për shkaqe banale. 

Sipas saj, Habib Rexha e qëlloi shënjestrën e tij në sy të të atit, për t'u hakmarrë për nipin 3-vjeçar, djalin e Altinit, i cili ishte me të atin kur ky i fundit u përlesh me Armand Gosën. 

“Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit, një ngjarje tepër e dhimbshme,. Autori është shprehur ka pasur merakun sepse në momentin kur Altin Rexha (vëllai i autorit) humbi jetën ka ndodhur në sy të djalit të tij 3 vjeç dhe kjo ka qënë një lëvijze hakmarrje nga ana e autorit Habib Rexha për shkak të dhimbjes që kishte përjetur sepse djali i Altin Rexhës pa të gjithë skenën e krimit kur të dy 43-vjeçarët, Rexha fillimit u plagos me thikë e më pas u kundërpërgjigj nga ana e Gosës me armë zjarri”, tha ajo. 

Sipas Sarit, menjëherë pas krimit autori është larguar në drejtim të qytetit të Kukësit, ku edhe u fsheh gjatë këtyre dy ditëve, dhe në një bisedë me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet. 

“Është marrë nga oficerët e policisë gjyqësore deklarata e parë pas dorëzimit në polici të Habib Rexhës. Ai ka rrëfyer se ditën e ngjarjes ka qënë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Gjithashtu në mjet ka qenë me një shokun e tij i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkojë pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me armën e zjarrit të cilën e ka pa leje. Më tej ai ka treguar se i ka kërkuar mikut të largohen, më pas e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Sipas burimeve për Syri Tv bëhet me dije se autori ka qëndruar në Kukës. Pas negociatave me familjarët, këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të dorëzohet për shkak se e njohin temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përpjasjeje apo ngjarje tjetër”, ka treguar Bleona Sari.

Dëshmia e Habib Rexhës: “Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qënë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qënë në diejni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco