I riu bie nga pallati në ndërtim

I riu bie nga pallati në ndërtim

17:06, 23/05/2023
A+ Aa A-

Një i ri ka rënë nga një pallat në ndërtim, duke marrë plagë të shumta.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se 26-vjeçari me inicialet E. H., ka rënë nga një pallat në rrugën ‘Besnik Hidri’, ndërsa ishte duke punuar.

I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në rrugën ‘Besnik Hidri’, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco