EKSKLUZIVE/ Momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në Policinë e Kavajës

16:31, 23/05/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur Habib Rexha vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Rexha akuzohet se ka vrarë me një plumb në kokë, Arjan Gosën, vëllain e Edmond Gosës, që pak javë më parë vrau Altin Rexhën.

Policia deklaroi sot se ishte duke bërë negociata për vetëdorëzimin e tij.

Në një video të dalë në media, Habib Rexha paralajmëroi vetëdorëzimin

“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco