SYRI TV/ Masakra e Lushnjes, kapet në Greqi Laert Haxhiu

16:00, 23/05/2023
A+ Aa A-

Laert Haxhiu, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e  Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017 në qendër të Lushnjës, është arrestuar pas 6 vitesh arrati. 31 vjeçari, i dënuar si autori i Masakrës së Lushnjës fshihej në Janinë me një identitet të rremë, ndërsa rezultonte ndër më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare. Laert Haxhiu njihet si armiku i Aldo Bares, ku edhe në ngjarjen e vitit 2017, ku mbetën dy viktima si objektiv kishte Xhuljo Shkurtin, nipin e  kreut të Bandës së Lushnjes.

VIDEO-SYRI TV

Një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, i cilësuar si një nga rivalët e ish kreut te bandës së Lushnjes, Aldo Bares është vënë në pranga në Greqi. Operacioni i koduar “Eksponenti”, ka sjellë arrestimin e Laert Haxhiut, i cili është kapur në Janinë nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërise  pasi është dënuar me 18 vjet burg. Sipas policisë së shtetit  LaErt Haxhiu jetonte në këtë shtet me leje qendrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Por Leart Haxhiu është një personazh i njohur për policinë shqiptare pasi ai se bashku me Orgest Bilbilin  janë përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe autorë te masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave. Pasi doli nga burgu në fund të 2014-s, ai u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine, gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroin ë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. 

Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge.  Haxhiu rezulton se ishte shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Ndërkaq, bashkëpunëtori i Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Laert Haxhiu akuzohet masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco