Apeli i GJKKO vendosi ‘arrest me burg’/ Suel Çela i bën rekurs dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkon masë më të lehtë sigurie

Apeli i GJKKO vendosi ‘arrest me burg’/ Suel Çela i bën rekurs dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkon masë më të lehtë sigurie

15:45, 23/05/2023
A+ Aa A-

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i ka bërë rekurs dosjes së tij në Gjykatën e lartë, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë.

Çela ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.

Kujtojmë se Suel Çela ndodhet në arrati që prej vitit 2022, kur u shpall në kërkim dhe megjithëse janë bërë disa tentativa për arrestimin e tij, kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Image

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1. Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

KËRKESA DHE AKUZAT

Nga arratia Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela një nga personat më të kërkuar i është drejtuar GJKKO që t’i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest në burg në masë më të lehtë. Ai u shpall në kërkim në muajin të 2022-it në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e “Audi”-t të zi, të blinduar, që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

ATENTATI NDAJ MASHËS DHE DËSHMIA E DUMANIT

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Në dëshminë e tij Dumani tregoi: “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në ‘Matrix’ më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës ‘Ëilson’.

Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës ‘Ëilson’ për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhajn (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë.

I thashë Rikut që do t`i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në ‘Matrix’ e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës ‘Ëilson’ e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë ‘Ëolksvagen Passat’ ose ‘Pheiton’ dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë ‘skorpions’ 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco