Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Ekzekutoi Arian Gosën në Kavajë, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

Ekzekutoi Arian Gosën në Kavajë, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

15:44, 23/05/2023
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë, Habib Rexha është vetëdorëzuar në polici.

Sipas raportimeve për mediat, 31 vjeçari Rexha u dorëzua me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve.

Rexha qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën me plumb në kokë në prani të të atit në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

Menjëherë pas krimit, policia ofroi 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e autorit Habib Rexha. 

Njoftim i Policisë së Kavajës

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco