Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, kapet me makinë 23 vjeçari në Shkodër

Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’, kapet me makinë 23 vjeçari në Shkodër

14:51, 23/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 23 vjeçar në Shkodër pasi theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Sipas njoftimit të policisë, 23 vjeçari me iniciale A. L. pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet. 

Njoftimi/ DVP Shkodër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.  

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar ndërkohë që qarkullonte me automjet. 

---

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj. 33 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco