SYRI TV/ Sherr për tregtim në kishën e Laçit, rojet private përplasen me shitësit ambulantë

13:57, 23/05/2023
A+ Aa A-

Policia private denoncon dhunën fizike që shitësit ambulantë kanë ushtruar ndaj policisë private të kishës së Shna Ndout në Laç. Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkambi në Drejtorinë e Policisë së Lezhës i cili ka kërkuar marrjen e masave që kjo çështje mos te kalojë në vetëgjyqësi. Sipas tij tregtarët ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në ambientet që administrohen nga Kisha e Laçit.

Nga SYRI TV

Shitja në afërsi të territorit të kishës së Laçit ka shkaktuar debate dhe dhunë mes tregtarëve dhe rojeve të sigurisë së objektit të kultit.  Është përgjegjësi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kishës së Shën Ndout në Laç, Gjon Shkambi i cili ka denoncuar në polici dhunën që është ushtruar ndaj njërit prej rojeve të sigurisë. Ai rrëfen se policia në Lezhë nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Shkëmbi kërkon nga Policia e Shteti, bashkia Kurbin dhe organet e tjera ligjzbatuese që të ndërhyjnë që të mos shkojë puna në vetëgjyqësi.

Gazetar: M. Marku

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco