Babai i Arjan Gosës: Menduam se historia ishte mbyllur me dy viktima

Babai i Arjan Gosës: Menduam se historia ishte mbyllur me dy viktima

11:20, 23/05/2023
A+ Aa A-

Dy ditë pas ekzekutimit me një plumb në ballë të Arjan Gosës, nga Habib Rexha, ky i fundit vijon ende të jetë në arrati. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Syri TV se pas disa tentativave për të marrë dëshminë e babait të Arjan Gosës, ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër, ku është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të fundit mes Arjan Gosës dhe familjes Rexha, që pas ngjarjes së 29 marsit.

Ai është shprehur gjithashtu, se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyll meqenëse kishin dy viktima.

Thuajse të njëjtën deklarate ka dhënë edhe babi i Rexhës, i cili është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të planit të thurur nga djali i tij dhe se nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë për atentatin, pasi kishte vendosur që ngjarjen t’ia linin në dorë drejtësisë.

Nga deklarata që i është marrë të dy familjeve, grupi hetimor nuk ka marrë informacion ndihmues për të gjetur vendin ku fshihet autori.

Ndërkohë arma e përdorur ne krim nuk është gjetur ende, dyshohet se e ka me vete, prandaj është lënë porosi që efektivët të tregohen të kujdesshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco