‘Votuan më shumë se 1 herë në zgjedhje’/ Prokuroria çon në gjyq 10 persona

‘Votuan më shumë se 1 herë në zgjedhje’/ Prokuroria çon në gjyq 10 persona

10:57, 23/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Shkodrës ka çuar në gjyq 10 persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet lokale të pjesshme që u mbajtën më 6 mars të 2022-shit.

Në njoftimin për shtyp, prokuroria bënë me dije se dërgoi në gjyq shtetasit me inicialet E.D., N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.

Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 04, të filluar më 09.01.2023, dërgoi në gjyq shtetasin E.D., për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/1-25 të K.Penal. Po kështu, kjo prokurori dërgoi në gjyq edhe shtetasit N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., të akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 327/a/2-25 të K.Penal dhe shtetasit A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të K.Penal.

Veprat u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 06.03.2022.

Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco