Bashkëshorti i oficeres britanike/ Dënohet me 18 vite burg trafikanti shqiptar i drogës në Angli

Bashkëshorti i oficeres britanike/ Dënohet me 18 vite burg trafikanti shqiptar i drogës në Angli

10:48, 23/05/2023
A+ Aa A-

47-vjeçari shqiptar, Julian Agalliu është dënuar në Britani me 18 vite burg.

Agalliu akuzohet se ka trafikuar kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha. 

47-vjeçari është i martuar me Rasvinder Agalliu, e cila për 15 vite ka shërbyer si oficere policie në Metropolitan Police të Londrës.

Rasvinder Agalliu, u përjashtua nga forcat policore pasi i shoqi u arrestua. Por përpara hetuesve, ajo ka deklaruar se nuk dinte asgjë për aktivitetin e të shoqit.

Edhe pse jetonin në një shtëpi milionerësh dhe i shoqi ishte i fiksuar pas markës Luis Vuitton dhe kishte një Audi me vlerë 70 mijë sterlina, e shoqja tha se ai fitonte mirë pasi ishte kuzhinier i një ekipi futbolli.

Por provat e gjetura faktuan se shqiptari ishte një tregtar i madh droge që përdorte aplikacionin Encrochat për të tregtuar kokainë dhe kanabis.

Hetusit gjatë vëzhgimeve kishin konstatuar ish policen me një makinë ‘Audi’ me vlerë 70,000 paund, me veshje e aksesorë markash të shtrenjta dhe prova të tjera të stilit të jetesës së një milioneri, të cilat nuk përputheshin me pagën që ajo merrte si punonjës policie.

Aplikacioni i ngjashëm me atë që Julian Agalliu përdorte u zbërthye dhe u zbuluan mesazhe që i referoheshin marrëveshjeve për pako me peshë 100 kg kokainë të transformuara si marka Hublot.

Në qershor të vitit 2020 policia kreu një kontroll banesës së çiftit ku u gjetën kokainë, peshore digjitale dhe më shumë se 15,000 paund.

Në atë kohë avokati i ish-policisë pretendonte se ata jetonin të ndarë dhe së kokainën e cila u gjet në banesë mund të ishte vendosur nga dikush gjatë një feste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco