Aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan/ Makina goditi kamionin nga pas

Aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan/ Makina goditi kamionin nga pas

10:34, 23/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë –Elbasan.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet Sh.K. 55 vjeç, shoferi i një prej automjeteve. E plagosur ka mbetur dhe pasagjerja V.K. që udhëtonte në të njëjtën makinë. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa në automjetin tjetër me drejtues E.Q. nuk ka persona të plagosur.

Raportohet se aksidenti ndodhi pranë tunelit. Autovetura goditi nga pas një kamion trajler. Si pasojë humbi jetën shoferi dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco