‘Familja Rexha mori hak për nipin e mitur’/ Gazetarja: Arian Gosa u kthye nga jashtë për t’u kujdesur për babain

‘Familja Rexha mori hak për nipin e mitur’/ Gazetarja: Arian Gosa u kthye nga jashtë për t’u kujdesur për babain

10:27, 23/05/2023
A+ Aa A-

Lala bëri me dije se 48-vjeçari Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, pas vrasjes së vëllait të tij, Edmond Gosa, pasi i moshuari kishte mbetur i vetëm.

I moshuari që qëndronte dje pranë trupit të djalit të tij bëri xhiron e rrjetit. Por pas ekzekutimit të Arian Gosës, i moshuari ka mbetur i vetëm. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se 80-vjeçari kishte 3 djem; njëri i larguar në Gjermani tjetri iu vra 2 muaj më parë dhe të tretin e pa t’i vritej në sy. Gjatë fjalës së saj në emisionin "Opinion" ajo bëri me dije se 48-vjeçari Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, pas vrasjes së vëllait të tij, Edmond Gosa, pasi i moshuari kishte mbetur i vetëm.

PJESË NGA EMISIONI:

 Klodiana Lala: Arian Gosa është kthyer nga Italia, pasi…

Blendi Fevziu: Ai jetonte në Itali?

Klodiana Lala: Jetonte në Itali. Familja Gosa është nga zona e Peqinit, e zhvendosur në zonën e Kavajës prej vitesh. Janë tre vëllezër të cilët jetonin me babain e tyre të moshuar 80-vjeçar. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, pra vëllai i tij, sepse një vëlla tjetër nuk jeton në Shqipëri. Ai ka vite që është larguar për arsye shëndetësore, në drejtim të Gjermanisë. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, i moshuari mbetet i vetëm. Dhe për këtë arsye Arian Gosa është larguar nga Italia dhe ka ardhur në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Është kthyer nga Italia në Shqipëri.

Klodiana Lala: Është kthyer për t’u kujdesur për babain.

Ndërsa shtoi se për familjen nga Kukësi, viktimat ishin 2 pasi ngjarja ndodhi në sy të nipit të tyre të vogël, të cilit gjithashtu iu rrezikua jeta.

“Familja Rexha e bënte përgjegjës Edmond Gosën për vrasjen e vëllait. Familja Rexha e konsideronte si viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrje, jo vetëm për vëllain, por edhe për nipin e vogël,”-shtoi Lala.

Habib Rexha është kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania dhe ka patur si motiv për vrasjen, hakmarrjen. Më 29 Mars vëllai i tij gjeti vdekjen i vrarë nga vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa, gjithashtu i mbetur viktimë në ngjarje. Prezent në këtë përplasje kishte qenë dhe djali i mitur i Altin Rexhës, i cili u lëndua lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco