SYRI TV/ Përfshirja e të miturve në ngjarje kriminale, sa të sigurta janë shkollat? - Flasin ekspertët

13:50, 22/05/2023
A+ Aa A-

Rastet e vazhdueshme të konflikteve mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një fenomen shqetësues, që ngre pikëpyetje mbi sigurinë në institucionet arsimore. Ekspertët e sigurisë dhe sociologët analizojnë faktorët që nxisin sjelljet kriminale, ndërsa theksojnë se duhet punuar më shumë për të shtuar mbështetjen psiko-sociale dhe kontrollet në shkolla. 

Nga SYRI TV

Rastet e dhunës, zënkave dhe konflikteve mes nxënësve në shkolla janë kthyer në një fenomen tejet shqetësues. Rasti i fundit ishte ai në Gramsh ku pas një sherri mes bashkëmoshatarësh, mbeti i vrarë një adoleshent. Ekspertët vënë theksin në rëndësinë që ka siguria në shkolla, ndaj thonë se duhet bërë më shumë në këtë drejtim. 

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, thotë se në shkolla duhet investuar më shumë për sigurinë sesa për fasada si dhe duhen shtuar kontrollet ndaj nxënësve në mënyrë që të evidentohen rastet e përdorimit së armëve të ftohta. 

Sociologia Entela Binjaku, sqaron cilët janë faktorët socialë që ndikojnë në nxitjen e sjelljeve kriminale, kryesisht tek adoleshentët. 

Sipas ekspertëve, përfshirja e oficerëve të sigurisë në shkolla nuk ka pasur ndikim të dukshëm në parandalimin e ngjarjeve kriminale.  

Ekspertët bëjnë thirrje të shtohen masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla, dhe të ketë më shumë ndërgjegjësim nga institucionet përgjegjëse.  

Gazetar: F. Çela 
Operator: S. Goga 
Montazhier: L. Islamaj 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco