GJKKO në pritje të dosjes nga Vlora për fituesin e zgjedhjeve ne Himarë

GJKKO në pritje të dosjes nga Vlora për fituesin e zgjedhjeve ne Himarë

13:14, 16/05/2023
A+ Aa A-

Fredi Bejleri, fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Himarë pritet që në ditët në vijim të dalë edhe përpara Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me aktet dhe masën që togat e zeza të posaçme do caktojnë ndaj tij.

Burime pranë SPAK, bëjnë me dije se nuk kanë mbërritur ende aktet nga Vlora. Sapo një gjë e tillë të ndodh, pritet që të hidhet shorti për gjyqtarin që do shqyrtojë dosjen dhe caktimin e masës. Të shtunën Gjykata e Vlorës e la në qeli pa afat kandidatin për Bashkinë e Himarës Fredi Beleri i cili doli edhe fitues, në zgjedhjet e të dielës.

Ai u arrestua nëtën e së premtes,  me dyshimet se është përfshirë në korrupsion zgjedhor. Togat e zeza të  qytetit bregdetar vendosen të dërgojënë dosjen e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si prokuroria kompetente për hetimin e korrupsionit në zgjedhje.

Bashkë me Belerin në pranga u vu edhe Pandeli Kokaveshi, si bashkëpunëtor në tentativën për të blerë vota. Edhe ky i fundit do dalë përpara Gjykatës së Posaçme kur aktet të mbërrijnë në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco