Shiti 9 çanta për 36 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë! Fuste mallra kontrabandë dhe mashtronte online se ishin origjinale

Shiti 9 çanta për 36 mijë euro, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë! Fuste mallra kontrabandë dhe mashtronte online se ishin origjinale

15:54, 11/05/2023
A+ Aa A-

Duket si trillim, por një grua ka shpenzuar 36 mijë euro për të blerë 9 çanta origjinale në Tiranë. Por e gjitha rezultoi një mashtrim i një faqeje online e menaxhuar nga 30-vjeçarja, Erlinda Metaliaj e cila fuste mallra kontrabandë dhe i shiste me pretendimin se ishin origjinale.

Kjo skemë, shërbeu si karrem për një grua të pa identifikuar e cila bleu 9 çanta të markave të shtrenjta për 36 mijë euro të cilat i porositi online në faqen e Erlinda Metaliajt.

Policia arrestoi 30-vjeçaren pasi nga  veprimet hetimore ka rezultuar se Metaliaj kontrabandonte çanta si të markave të shtrenjta dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Erlinda Metaliaj, 30 vjeçe, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi mashtroi një tjetër vajzë duke i shitur 9 çanta false, sikur të ishin origjinale, të markave të njohura në një vlerë totale prej 36 mijë euro. Report Tv mëson se dy vajzat ishin mikesha me njëra-tjetrën dhe gjithçka ka nisur kur viktima, në këtë rast e mashtruara, i ka kërkuar Metaliajt t’i sillte çanta origjinale të markave si “Chanel” nga jashtë shtetit, pasi vetë kishte një dyqan me qira.

Çantat “origjinale”, Metaliaj ia ka sjellë nga jashtë në harkun kohor të disa muajve për t’i shitur në dyqanin e saj, teksa vajza nuk e ka kuptuar se ishin false. Më vonë, kur çantat nisi t’i shiste, ishin ekspertët që dallojnë origjinalitetin e produkteve, të cilët kuptuan mashtrimin, pasi çantat rezultonin të ishin jo 100% origjinale. Në këtë moment, vajza në fjalë, identiteti i së cilës mbahet i fshehtë nga hetuesit, bëri kallëzim në polici. Pasi sqaruan dinamikën e ngjarjes dhe faktuan veprën penale, agjentët ndërhynë për arrestimin e 30-vjeçares Metaliaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco