Detaje/ I vetëm në lokal, si u arrestua vrasësi i Ardian Nikulajt në Marok

Detaje/ I vetëm në lokal, si u arrestua vrasësi i Ardian Nikulajt në Marok

08:08, 09/05/2023
A+ Aa A-

Janë mësur detaje të reja në lidhje me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin. Burimet konfirmojmë se portugezi, Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente false apo armë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të bërë ekstradimin drejt vendit tonë ku do të përballet me akuzën e vrasjes, të kryer në bashkëpunim. Policia e Shtetit, disa ditë pas ngjarjes, tha se ekzekutimi i Nikulajt është bërë për motive gjakmarrjeje.

“Ju bëra të qartë klasifikimin, që ka të bëjë me vrasje me paramendim për çështjeje gjakmarrjeje. Autorët pas kryerjes së krimit kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga hetimet, jemi para një organizmi pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë si vizitorë në Shqipëri dhe tani i qëndrojmë parime që krimit nuk njeh kufi”, tha drejtori i policisë.

Sipas informacioneve, Edmond Haxhia dyshohet është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco