Trupi i Sajmir Sulës erdhi pa zemër nga Spanja/ Familja protestë përpara Parlamentit Evropian në Bruksel

Trupi i Sajmir Sulës erdhi pa zemër nga Spanja/ Familja protestë përpara Parlamentit Evropian në Bruksel

08:04, 09/05/2023
A+ Aa A-

Familjarët e Sajmir Sulës, djalit shqiptar që vdiq në Spanjë dhe nuk i gjendet organi i zemrës, kanë protestuar përballë Parlamentit Evropian në Bruksel. E motra Majlinda Sula thotë se prej 3 muajsh qeveria shqiptare ka bërë me dije se zemra që pretendohet se i përket Saimir Sulës do të vijë në Shqipëri për t’i bërë ADN-në, por kjo nuk ka ndodhur.

Ajo kërkon arsye nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pse kjo gjë nuk është bërë deri tani, kur kanë kaluar plot 3 muaj që kur është bërë kjo deklaratë. Një thirrje ka pasur edhe për autoritetet në Spanjë dhe eurodeputetët në Parlamentin Evropian.

“Arsyeja pse jemi këtu pas 3 muajsh është se kërkojmë të drejtat e njeriut. Ne kërkojmë që të ulemi për të flasim për të drejtat e njeriut të një shqiptari që i është zhdukur zemra dhe në 3 vite nuk është bërë asnjë investigim. Kemi të drejtën të dimë se ku është zemra e tij, nëna e tij, motrat, familjarët duan të dinë ku është zemra e këtij djali shqiptar në një spital publik në Katalonja. Ne kërkojmë të ulemi dhe të flasim për trafikun e organeve të djalit shqiptar. I kemi kërkuar Ramës dhe ministrit të drejtësisë shqiptare Ulsi Manja, po presim prej gati 3 vitesh. Edi Rama heshtja jote do të thotë shumë. Pedro Sanchez heshtja juaj do të thotë shumë. Zoti Rama ne po presim për lajmin tuaj të rremë se institucionet do sjellin zemrën që t’i bëhet ADN-ja, po presim pse duhet të presim kaq shumë. Zoti Rama, na thanë që do të sillni zemrën në Shqipëri për AND, kanë kaluar 3 muaj dhe asgjë nuk ka ndodhur. Zoti Ulsi Manja po ju kërkojmë të sillni zemrën në Shqipëri dhe t’i bëhet ADN që është një provë legjitime nëse kjo zemër i përket Saimirit apo jo. Ne duam të gjithë truprojat e spitali në burg, duam të dimë kush është përgjegjësi për këtë ngjarje”, tha ajo.

Motra e viktimës, Majlinda Sula ka kërkuar me insistim drejtësi dhe ka protestuar edhe para Ministrisë së Drejtësisë, pasi kërkon nga autoritetet shqiptare të reagojnë.

Majlinda Sula thotë se nuk e kupton arsyen për ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri Edi Rama heshtin përballë vrasjes makabër të vëllait të saj.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar (Barcelona) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test COVIDi, i cili doli negativ. Ata e futën brenda dhe 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital tha se djali kishte vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco