Çifti i turistëve futen të lahen në Osum, gruaja shpëton, burrin e merr lumi

Çifti i turistëve futen të lahen në Osum, gruaja shpëton, burrin e merr lumi

20:05, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një çift turistësh nga Holanda, janë futur për t'u larë në Osum, por lumi ka marrë 68-vjeçarin, ndërsa gruaja 64 vjeçe ka mundur të dalë nga lumi dhe ka kërkuar ndihmë polici.

Shtetasja C. S., 64 vjeçe, ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, J. A. S., 68 vjeç kishin hyrë te kanionet e Osumit për të notuar. 

Bashkëshorti i saj është rrëmbyer nga rrjedha dhe fati i tij ende nuk dihet.  

Për gjetjen e tij janë nisur nga Tirana polumbarët e Repartit Special ‘RENEA’.

Policia e Skraparit/ Informacion paraprak

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special ‘RENEA’, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco