Aksident në Itali, humb jetën 24 vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

Aksident në Itali, humb jetën 24 vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

17:02, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

Sipas mediave mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet  e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco