Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

Kapet me kallashnikov 15 vjeçari në Dibër

Kapet me kallashnikov 15 vjeçari në Dibër

14:14, 05/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë në Dibër ka rënë një 15 vjeçar i cili posedonte një kallashnikov.

Sipas njoftimit të policisë, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Dibër

Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë.

Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov që e posedonte një 15-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.

Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco