Gjirokastër/ Arrestohet babai 47-vjeçar, pas dhunës fizike ndaj së bijës të mitur

Gjirokastër/ Arrestohet babai 47-vjeçar, pas dhunës fizike ndaj së bijës të mitur

09:49, 05/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili dhunoi vajzën tij të mitur.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale "Dhuna në familje””, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco