Vrasja e Jan Prengës/ Dështon seanca paraprake, avokatët ankesa për SPAK: Hetimet s'janë të plota!

Vrasja e Jan Prengës/ Dështon seanca paraprake, avokatët ankesa për SPAK: Hetimet s'janë të plota!

20:02, 04/05/2023
A+ Aa A-

Dështon seanca paraprake për 8 personat e akuzuar për organizimin, rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pengës. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve për rikthim të dosjes në Prokurori, me pretendimin se hetimet nuk ishin kryer të plota. Në argumentimin e tyre në seancën e sotme, avokatët kanë pretenduar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka sqaruar komunikimin që është bërë mes Ndrek Prengës, vëllait të viktimës me Dritan Rexhepin dhe Gentjan Funiqit.

Ata kërkojnë të dijnë se cila është mënyra e komunikimit dhe se si vërtetohet se bëhet fjalë për dy të pandehurit në këtë bisedë. Sipas TvKlan, një tjetër argument i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin se nuk janë pyetur të gjithë familjarët e viktimës. Ndërsa ndër këto kërkesa një prej avokatëve kërkoi kohë të njihet me dosjen. Kështu duke marrë parasysh pretendimet e palëve togat e zeza vendosën shtyrjen me argumentin se prokura e mbrojtjes për Altin Hajrin është e paplotë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 Janarit të 2020, në Kamëz. 8 të pandehurit janë në arrati dhe kërkohen nga drejtësia shqiptare.  Çështja e Altin Hajrit, pronarit të Kompleksit në Shijaku ku u mbajt për 8 orë trupi i pajetë i 49-vjeçarit është e ndarë nga të pandehurit e tjerë. Kjo për shkak se letërporosia nga Hollanda mbërriti me vonesë.

Të pandehurit e tjerë janë Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

Për të njëjtën çështje është dënuar me burg të përjetshëm kopshtari i kompleksit Festim Bexhdili. Sipas gjykatës ai ka dijeni se ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por nuk ka pranuar që të flasë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 Janarit të 2020, në Kamëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco