Ishte i dënuar e 7 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari

Ishte i dënuar e 7 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari

15:37, 04/05/2023
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni policor i koduar "Decision", për kapjen e një shtetasi në kërkim.    

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Decision". 

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Haxhi Dalliu", u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.     

 Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco