Pogradec, tentoi të ndihmonte të miturën të kalonte kufirin me para, arrestohet 37-vjeçari

Pogradec, tentoi të ndihmonte të miturën të kalonte kufirin me para, arrestohet 37-vjeçari

13:06, 04/05/2023
A+ Aa A-

Tentoi të ndihmonte një shtetase të mitur, kundrejt pagesës, që të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, vihet në pranga 37-vjeçari. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën. 

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco