Vrasja e Sinajt/ 'E gjeta në rrugë dhe e çova në spital', detaje nga dëshmia e shqiptarit në Spanjë

Vrasja e Sinajt/ 'E gjeta në rrugë dhe e çova në spital', detaje nga dëshmia e shqiptarit në Spanjë

11:26, 04/05/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 29-vjeçarit Endrit Sinaj pak ditë më parë në Spanjë.

Ai kishte pak ditë që ishte liruar me kusht nga gjykata dhe u la pa shenja jete në dyert e urgjencës së spitalit në Trueta në Girona nga një bashkatdhetar.

Falë targës së makinës që kishin kapur kamerat e sigurisë, policia spanjolle ra në gjurmët e shqiptarit. Ai tregoi se e kishte gjetur Endrit Sinaj të plagosur në anë të rrugës, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm.

Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë dhe kontrollit në banesën e tij, policia e liroi për shkak se rezultoi se nuk kishte lidhje me krimin. Gjithashtu iu kthye makina, tip Seat Córdoba, me të cilën ai kishte çuar viktimën në urgjencë, raportojnë mediat e huaja.

29-vjeçari Sinaj ishte liruar disa ditësh para se të vritej, pasi u arrestua së bashku me një bashkatdhetar gjatë një operacioni droge në Marbella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco