SYRI TV/ Prag-sezoni turistik, Borshi i lënë në harresë: Mungesë infrastrukture

14:06, 03/05/2023
A+ Aa A-

Një nga zonat e preferuara për turistët vendas e të huaj, Borshi, këtë prag sezoni turistik, nuk ka njohur asnjë investim në infrastrukturë. Pronarët e bizneseve të zonës pohojnë se për shkak të kushteve jo të mira ka rënë numri i turistëve, ndërsa sipas operatorëve turistikë, mungesa e investimeve bëhet për të larguar bizneset, në mënyrë t’i hapet rrugë ndërtimit të hoteleve të mëdha.

Syri tv

Teksa jemi në prag të sezonit turistik, infrastruktura në Borsh, një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas e të huaj, lë për të dëshiruar. Rruga e bregdetit prej 7 km, është totalisht e amortizuar. Mbi 50 biznese që operojnë në këtë zonë, për shkak të këtyre kushteve mbulohen nga pluhuri e papastërtia. Sipas tyre mungesa e investimeve në infrastrukturë rrugore ka ndikuar në humbjen klientëve. Turoperatorët shprehen se cdo vit përpara sezonit u janë dhënë premtime për përmirësimin e situatës,  premtime, por asnjëherë nuk janë realizuar.

Sipas operatorëve turistikë, Borshi lihet qëllimisht pa investime, për të detyruar pronarët të mbyllin bizneset, për t’i hapur rrugë ndërtimit të hoteleve të mëdha.

Nga rruga nacionale Vlorë-Sarandë deri në hotelin e fundit në zonën e shkallëve në Borsh, duhet përshkuar një aks me gjatësi 7 km, gjendja e së cilit amortizohet gjithnjë e më shumë teksa shkon drej fshatit turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco