Plas sherri në Pogradec, 48-vjeçari godet në kokë me dorezë hekuri 30-vjeçarin

Plas sherri në Pogradec, 48-vjeçari godet në kokë me dorezë hekuri 30-vjeçarin

12:43, 03/05/2023
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 48 vjeç, banues në Pogradec.

Mësohet se në lagjen nr. 5, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në kokë me një përforcuese grushti, një 30-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco