EMRI/ I dehur u përfshi në një aksident, arrestohet Nënkomisar i policisë në Pustec

EMRI/ I dehur u përfshi në një aksident, arrestohet Nënkomisar i policisë në Pustec

11:57, 03/05/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar ditën e sotme një punonjës policie në qytetin e Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shefi i postës së policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe po ashtu është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus.

Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

Materialet i kaluan prokurorisë Korccë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco