VIDEO-SYRI TV/ Familjarët protestë para policisë, Theodhori e Sulovari të zhdukur prej 26 ditësh

17:52, 02/05/2023
A+ Aa A-

Familjarët e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej 17 prillit, kanë protestuar këtë të martë përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit ku kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ata janë takuar edhe me Drejtorin e Policisë së Shtetit, i cili u ka pohuar se hetimet janë në proces. Vëllai i Fatmir Krasniqit u shpreh se shpresat për ti gjetur gjallë i kanë humbur por së paku të gjejnë trupat.

Nga SYRI TV

Familjarët e Fatmir Krasniqit dhe Leonard Theodhorit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej 26 ditësh sot kanë protestuar përpara Policisë së Shtetit, ku ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.

Një pjesë e familjarëve janë takuar edhe drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, I cili u ka thënë se hetimet janë në proces.

Në përfundim të takimit më drejtori e Policisë së Shtetit, vëllai I Fatmir Krasniqit, u shpreh se Rrumbullaku ishte I rezervuar, teksa theksoi se po kërkojnë vetëm trupat e pajetë,pasi tashmë janë të bindur se ata janë vrarë. Sinkron

është shprehur se konflikti për të cilin dyshohet se janë vrarë lidhet me një pronë.

Ndërkohë lidhur më këtë çështje ka reaguar edhe prokuroria e Sarandës, duke konfirmuar se hetimet intensive vijojnë deri në zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco