VIDEO-SYRI TV/ Mbështeste terrorizmin, përfundojnë hetimet. SPAK çon për gjykim Bledar Zenelin

17:01, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kanë përfunduar hetimet për Bledar Zenelin, i akuzuar për thirrje dhe propagandë në rrjetet sociale në mbështetje të sulmeve terroriste. SPAK dhe Antiterrori e akuzojnë Zenelin edhe për armëmbajtje pa leje, teksa kur kanë kaluar shumë kohë nga regjistrimi I procedimit penal, ende nuk janë identifikuar bashkëpunëtorët e tij.

Nga SYRI TV

Antiterrori dhe Prokuroria e Posaçme kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar në GJKKO kërkesën për nisjen e gjykimit në ngarkim të Bledar Zenelit, i akuzuar për veprat penale “nxitje, thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kryer në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh, prodhim, posedim dhe shitblerje armësh’.

Zeneli sipas SPAK, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, bënte postime nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur mbështetje të hapur për sulmet terroriste të ndodhura në nëntor të 2020 në Nicë të Francës dhe sulmin terrorist të ndodhur në Vjenë të Austrisë në të njëjtin vit, apo ngjarje të tjera të ngjashme.

Këto postime ai i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook. 30-vjeçari, punonte si murator, teksa ishte mbajtur nën vëzhgim për dy vite nga agjentët e antiterrorist. I riu ka pranuar se bënte postime të tilla në rrjetet sociale, por jo me qëllime ekstremiste sipas tij.

Disa muaj më parë, kur doli për t’u njohur me masën e sigurisë, ai i kërkoi gjykatës së Posaçme masë më të butë se arresti me burg pasi ka dy fëmijë të mitur për të cilët duhej të përkujdesej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco