Herriet Bridgeman

Vrasja e Nikulajt, arrestohet edhe britanikja Harriet Bridgeman, bashkëpunëtorja e katërt

15:16, 29/04/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në Angli, personi i katërt që ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill. Bëhet fjalë  shtetasen britanike Harriet Bridgeman, e cila ka luajtur rolin e vëzhgueses. 

Njoftimin e dha Policia e Shtetit.

“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, - thuhet në njoftim, - falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco