VIDEO/ Shihni si i vjedhin marketet në Tiranë, kapen 3 adoleshentët

VIDEO/ Shihni si i vjedhin marketet në Tiranë, kapen 3 adoleshentët

12:04, 29/04/2023
A+ Aa A-

Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë zbuluar në pamjet filmike si autorë të vjedhjeve në disa markete të Tiranës. Shihni pamjet më poshtë të aksioneve që zhvillonin netëve.

Komisariati nr.2 dhe komisariati nr.6 , bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan operacionin policor të koduar "Cleaning" dhe i vunë prangat, M. B, 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu , proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Pas hetimeve të Policisë, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

- Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën "Brigada e VIII";

- Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën "Fejzi Hizmo";

- Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën "Bab Rexha";

- Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën "Teodor Keko".

Atyre iu zbuluan edhe veshje që dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Policia vazhdon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryernga tre adoleshentët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco