Ndalen në aeroportin e Rinasit dy libianë me 94 mijë dollarë në çantë

Ndalen në aeroportin e Rinasit dy libianë me 94 mijë dollarë në çantë

11:48, 29/04/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitar e Rinasit ka zbuluar 94 mijë dollarë të padeklaruara që dy shtetas libianë kishin në çantat e tyre të dorës në momentin kur po përpiqeshin të largoheshin nga Shqipëria. Paratë u sekuestruan dhe ndaj të dyve nisi procedimi në gjendje të lirë.  

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K.A, 55 vjeç dhe M. M, 49 vjeç, të dy banues në Libi.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës të K.A, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan shumën prej 45.900 dollarësh amerikanë.

Ndërsa shtetasit M.M i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.

Të dy shtetasit libianë u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco