Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Tentuan t’i korruptojnë policët rrugorë me 20 mijë lekë, përfundojnë në prokurori

Tentuan t’i korruptojnë policët rrugorë me 20 mijë lekë, përfundojnë në prokurori

11:41, 29/04/2023
A+ Aa A-

Policë rrugorë të Tiranës kanë konstatuar në shkelje, dy automjete gjatë orëve të fundit, njeri që drejtohej nga R.M, 36 vjeç dhe tjetri nga G. K, 26 vjeç. Me qëllim që të mos gjobiteshin këta persona i kanë afruar policëve ryshfet, gjë për të cilën janë proceduar.

Sipas Policisë së Shtetit, në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës u bëri apel me të këtë rast të gjithë përdoruesve të rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe i ftoi qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco