Vrasja e kenianes Joy/ Shoqërimet erdhën pas zbërthimit të celularit

Vrasja e kenianes Joy/ Shoqërimet erdhën pas zbërthimit të celularit

11:29, 29/04/2023
A+ Aa A-

6 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si persona të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko.

Mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa.  

Referuar asaj që shkruajnë mediat, ky shoqërim në komisariat ka ardhur pas zbërthimit të telefonit të kenianes, ku janë gjetur biseda që kanë qenë të vlefshme për hetuesit. Mes tyre edhe biseda me Rodi Braçi, shoferin e kazinosë ku ajo punonte, me të cilin kishte një lidhje. 

Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes, ndërsa të dhënat e përftuara kanë shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

Celulari ka qendruar prej gati 8 muajsh në laborator, për shkak se pas ngjarjes, i ishte ndryshuar kodi dhe hetuesve u është dashur kohë për zbërthimin.

Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë mbajtur në përgjim, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur një person me skuter të ketë shkuar në hostelin ku jetonte 22-vjeçarja dhe mendohet të jetë që të jetë Barçi. Dyshimet kryesore bien mbi të, megjithatë hetimet po vijojnë. Deri tani nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti nga prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco