Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Desh u dogjën të gjallë bashkë me shtëpinë, dyshime mbi dhëndrrin nga Kosova që rrëmbeu fëmijën

Desh u dogjën të gjallë bashkë me shtëpinë, dyshime mbi dhëndrrin nga Kosova që rrëmbeu fëmijën

10:54, 29/04/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje të trishta janë zbuluar sot nga banorët e fshatit Llakatund të Vlorës mbi një bashkataren e tyre, Lutfije Fanajn, 64 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital gjatë natës bashkë më nipin e saj 14-vjeçar me disa djegie nga zjarri.

Lutfija dhe nipi ishin në gjumë kur shtëpia u përfshi nga zjarri dhe mezi kanë shpëtuar. Fqinjët e konsiderojnë të pamundur që të jenë nga ndonjë shkëndijë elektrike, sepse ata kishin 2-3 vjet pa energji, aq të varfër ishin, sa nuk kishin mundësi të paguanin.

Të gjtihë banorët folën me respekt për gruan, që kishte qenë e sëmurë me diabet dhe e shtruar disa kohë në spital në Tiranë, ndërkohë që në shtëpinë e saj kishte sherre dhe debate me ish-dhëndrin nga Kosova, pas divorcit të vajzës. Madje, disa disa më parë ai kishte ardhur dhe kishte marrë me forcë fëmijët e vet të vogël.

Se si e kaloi kufirin, nuk e dimë”, thanë nën zë banorët, duke i qarë hallin gruas së vuajtur që tashmë mbeti edhe pa shtëpi dhe hedhur dyshime të forta se dikush u kishte vënë zjarrin. “Të thuash që kishin energji elektrike....Ata kanë 2-3 vjet pa drita”.

“Natën erdhën dy ambulanca, njera mori Lutfijen dhe pastaj edhe një tjetër, mori nipin e saj”, thanë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco