'U vuri zjarrin ish-dhëndrri, sherre pas divorcit': Nga djegia e 2 shtëpive në Llakatund të Vlorës

'U vuri zjarrin ish-dhëndrri, sherre pas divorcit': Nga djegia e 2 shtëpive në Llakatund të Vlorës

10:14, 29/04/2023
A+ Aa A-

Pasi u bënë shkrumb nga flakët, dy shtëpi në fshatin Llakatund të Vlorës, burimet e Policisë bënë me dije se zjarri është vënë qëllimisht në njërën prej banesave dhe më pas ka marrë flakë edhe shtëpia tjetër.

Si rrjedhojë e flakëve janë djegur shtëpitë me gjithë orenditë. Sipas SYRI TV, po hetohet pista e një konflikti që njëra prej familjeve ka me ish-dhëndrin e saj Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi me të parë flakët, familjarët kanë dalë jashtë për të shpëtuar dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Banorët e lagjet thanë se “rreth orë dy të mëngjesit dëgjuam zhurmën dhe pamë që po digjeshin shtëpitë. Lajmëruam zjarrfikësen.”

Në njërën nga shtëpitë ndodhej Lutfije Fanaj, 64 vjeçe bashkë me nipin e saj 14 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e “Vlorës” ku po mjekohen për disa djegie të lehta në trup.

Zjarrvënia ka qënë e qëllimshme pasi në banesë nuk ka pasur energji elektrike.

Një nga banoret tha se zjarrin, shtëpisë, ia ka vendosur ish-dhëndrri, Agim Bajrami, i cili ishte ndarë nga vajzë e Lutfijes dhe pas ndarjes, ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco