Sherri i dhunshëm midis 9 të rinjve në Rrugën e Dibrës, arrestohet ai që qëlloi në ajër

Sherri i dhunshëm midis 9 të rinjve në Rrugën e Dibrës, arrestohet ai që qëlloi në ajër

10:04, 29/04/2023
A+ Aa A-

 Policia e Tiranës ka arrestuar njerin nga nëntë burrat që u konfliktuar me njeri tjetrin pas mesnate në Rrugën e Dibrës. I arrestuari është personi që qëlloi me armë gjatë sherrit, 37-vjeçari Xh.C.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 njoftuan se pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh.C, 37 vjeç.

Ky person, rreth orës 3:00, së bashku me shtetasit F.Xh, A.Xh, M.K, dhe E.C, janë konfliktuar për motive të dobëta me katër persona të tjerë,  K.K, V.Q, F.N, A.N dhe gjatë konfliktit, Xh.C ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Policia sekuestroi pistoletën e dyshuar të përdorur nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco