Vlorë, dhëndrri dhunon familjen e vjehrrit dhe i vë zjarrin shtëpisë, djeg edhe të fqinjit Pamjet e shtëpisë së djegur

Vlorë, dhëndrri dhunon familjen e vjehrrit dhe i vë zjarrin shtëpisë, djeg edhe të fqinjit

07:29, 29/04/2023
A+ Aa A-

Dy shtëpi janë djegur në fshatin Llakatund të Vlorë, ku dhëndrri pasi ka dhunuar familjen e vjehrrit, Lutfi Fanaj dhe i ka vënë zjarrit shtëpisë së tij.

Nga përhapja e flakëve, ka marrë zjarr edhe banesa e fqinjit, Petrit Izetit. Dhëndrri i familjes është nga Kosova. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi ai e ka spërkatur shtëpinë me benzinë.

Burimet e Policisë së Vlorës bënë me dije se zjarri është qëllimisht në një prej banesave dhe më pas ka marr flakë edhe shtëpia tjetër. Si rrjedhojë e flakëve janë shkrumbuar orenditë brenda tyre dhe banesat.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po hetohet në pistën e një konflikti që njëra prej familjeve ka me ish-dhëndrin e saj.  Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi me të parë flakët familjarët kanë dal jashtë për t’i shpëtuar dhe kanë lajmëruar zjarrfikësen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco