Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, ja çfarë dyshohet

23:07, 28/04/2023
A+ Aa A-

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Përmet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “Naim Frashëri”.

Policia bën me dije se dyqani ka qenë i mbyllur në momentin kur është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco