Garda Civile spanjolle shkatërron grupin kriminal të drogës, 19 në pranga, mes tyre shumë shqiptarë

Garda Civile spanjolle shkatërron grupin kriminal të drogës, 19 në pranga, mes tyre shumë shqiptarë

09:59, 27/04/2023
A+ Aa A-

Garda Civile spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale droge e përbërë nga shqiptarë, në provincën e Tarragona. Ky është operacioni i dytë policor këtë vit nga Benemérita kundër krimit të organizuar të instaluar në këtë provincë.

Operacioni OASIS filloi tetorin e kaluar, për këtë arsye kanë qenë të nevojshme disa muaj hetime për të përcaktuar ekzistencën e një grupi të organizuar dhe të strukturuar për kultivimin intensiv të marijuanës brenda shtëpive të ‘barit’.

Pas muajsh hetimi u kryen kontrolle në 16 banesa në provincën e Tarragona, në qytetet El Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, ndërkohë që janë arrestuar 19 persona, me kombësi shqiptare dhe ruse. Në këtë hetim, kanë bashkëpunuar forcat e policisë lokale të Altafulla, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà dhe El Vendrell e Albinyana Municipal Ëardens, si dhe teknikë të Endesa-s që kanë bashkëpunuar në zbulimin e mashtrimit me energjinë elektrike dhe kanë vazhduar me ndërprerjet e lidhjeve të parregullta. Në brendësi të shtëpive ishin vendosur instalime elektrike komplekse për kultivimin e bimëve të marijuanës, disa prej tyre me panele dritash LED për të vështirësuar zbulimin e konsumit të lartë.

Ndërkohë, që vlera e energjisë së vjedhur në këtë formë kap shifrën e 500,000 eurove. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në këto banesa u gjetën dhe armë e municione. 19 të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e anëtarësimit në organizatë kriminale, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit të energjisë elektrike, do dalin para Gjykatës Hetimore 5 të El Vendrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco